Gerard Pique ka vendosur të rikthehet sërish në futboll, por këtë herë jo si lojtar

Sport

 

Kur ka diçka më tepër se një vit që deklaroi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur, Gerard Pique ka njoftuar se do të rikthehet sërish të jetë pjesë e aktivitetit, por këtë herë si trajner. Një gjë të tillë e ka komunikuar vetë ish-mbrojtësi me anë të një postimi në platformat e tij sociale.

“Pasi e kam menduar gjatë dhe me kujdes, në këtë fillim viti, dua të ndaj me ju se kam vendosur të rikthehem sërish në futboll. Më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jetë si lojtar, por si trajner. Më shumë detaje do të jap në vijimësi”, ka shkruar Pique.

Nuk dihet se cili do të jetë projekti i ardhshëm i Pique, teksa sikurse është shprehur, do të jetë vetë ish-lojtari i Barcelonës ai që do të ndajë të tjera detaje nga një çështje e tillë. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia që 36 vjeçari të trajnojë në skuadra të moshave dhe më pas, në një moment të dytë, të provojë në nivelin e lartë.

Si lojtar, karriera e Gerard Pique, pa pikë dyshimi mund të konsiderohet e lavdishme, teksa arriti të fitonte gjithçka që mund të fitohej, si me Barcelonën, me Manchester United, ashtu edhe me përfaqësuesen spanjolle. Në total, janë 37 trofe të fituar nga ish-mbrojtësi shtatlart.