“Do të thoja se nuk kam qenë kurrë në një pozicion për t’u kualifikuar në 1/8-at e Champions League. Por jam lojtar i ri dhe gjithcka ndodh me faza. Cdo gjashtë muaj, ose më shumë, ka periudha në të cilat luaj ndeshje të rëndësishme. E tillë është edhe kjo kundër Lajpcigut. Duke parë nivelin dhe atë për të cilën luhet kjo ndeshje, do ta cilësoja pa frikë si ndeshjen më të rëndësishme të jetës time. Prandaj do të synoj ta përligj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dhënë maksimumin për skuadrën, në mënyrë që të arrijmë kualifikimin që të gjithë e dëshirojmë aq shumë. Mund t’ia dalim, pasi në ndeshjen e parë e treguam se dimë të përfitojmë nga pikat e dobëta që ka një skuadër si Lajpcigu”.