Felice Mazzu (trajneri i Genk): “Humbja me Salzburg ishte një eksperiencë shumë e keqe. Është e rëndësishme të mësosh sa më shumë nga ndeshje të tilla. Duhet të ruajmë balancat mes sulmit dhe mbrojtjes, pasi në sfidën e kaluar kjo gjë na mungoi dhe na ndëshkoi. Sot do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të bukur. Kemi nevojë për mentalitetin e duhur, por edhe për forcën fizike. Duhet të japim maksimumin tonë pasi për më tepër, luajmë në shtëpi. Napoli është një skuadër e shkëlqyer, por nuk mund të zbresim në fushë duke menduar vetëm si të mbrohemi. Ndeshja me Salzburg duhet harruar sa më shpejt. Skuadra ka nevojë të provojë se e ka merituar të jetë këtu dhe jemi të gatshëm të japim më të mirën tonë për të shfaqur vlerat e vërteta që kemi në ekip. Sigurisht që ata kanë individë që mund të bëjnë diferencën, por nëse punojmë si grup mund të arrijmë t’i ndalim.”
Jere Uronen (mbrojtës i Genk): “Sezonin e shkuar kemi bërë lojë të bukur dhe arritëm gjëra fantastike. Fituam shansin për të ardhur këtu, por tani duhet ta provojmë veten edhe më tej. Luajmë kundër një skuadre të klasit botëror dhe do të kemi mundësinë të mësojmë shumë. Në shtëpi, ne jemi më të fortë dhe kemi një mbështetje të madhe të tifozëve. Të gjithë besojmë se mund të arrijmë diçka. Na duhet një ditë perfekte, por mbi të gjitha duhet t’i përmbahemi udhëzimeve të trajnerit tonë.”