Genk kërkon të dalë me ‘kokën lart’ nga kompeticioni

Sport

Hannes Wolf, trajneri i Genk:
“Kemi luajtur vërtet shumë ndeshje deri më tani. Por kur je në ‘Champions League’, kjo gjë është e kuptueshme, pasi intensiteti është më i lartë. Kemi disa dëmtime, por do të përpiqemi të ndërtojmë skuadrën më të mirë të mundshme për të zbritur në fushë dhe për të luajtur ndeshjen tonë më të mirë. Transfertat nuk janë asnjë herë të lehta, por të them të drejtën mendoj se këtu asnjë sfidë nuk është e tillë. Kur luan kundër Napolit është vërtet e vështirë të rezistosh, pasi ata janë gjithnjë në sulm. Por për ne, është një motivim më shumë që luajmë kundër Napolit dhe Ancelotti.”

Mbwana Ally Samatta, sulmues i Genk:
“Është një kënaqësi që kam shënuar në ‘Champions League’, por kur skuadra nuk shënon, nuk mund të jem i lumtur. Mua më intereson të fitojmë si skuadër, pasi jemi së bashku në këtë gjë. E njoh Koulibaly prej historisë që ka me Genk. Ai ka qenë një ndër më të dalluarit në këtë skuadër, prandaj është vërtet një kënaqësi që përballem me të. Shpresoj që kësaj radhe, skuadra jonë të marrë rezultatin që dëshiron.”