Genesio kërkon më të mirën nga Depay në prag të sfidës me Shakhtar

Sport

genesio lyon
Lyon nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj skuadrës së Nantes në Ligue 1, teksa dukej qartë që mendja e lionezëve ishte tek sfida e Champions League ndaj Shakhtar Donetsk. Pas fitores befasuese në Angli ndaj Manchester City, tashmë të besuarit e trajnerit Genesio kërkojnë të ruajnë vendin e parë në grup. Për të arritur diçka të tillë, tekniku 52-vjeçar kërkon më të mirën nga Memphis Depay. Sulmuesi holandez në këtë fillim të sezonit të ri nuk ia ka dalë mbanë të ruajë rendimentin që kishte në sezonin e kaluar. Vetëm 1 gol dhe 3 asiste në 9 ndeshje janë shumë pak për atë që cilësohet si lideri i Lyon.

memphis depay

Megjithatë, Genesio vazhodn t’i bësojë 24-vjeçarit dhe pranon se roli si sulmues qëndror nuk është ai që i përshtatet më shumë. Depay ka luajtur për disa sfida si maja e sulmit, në pritje të Moussa Dembele, që vetëm tashmë ia ka dalë të përshtatet dhe të gjejë vendin në formacion. Përballë Shakhtar, Genesio do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët kryesorë të skuadrës dhe dyshimi i vetëm i trajnerit francez është mënyra e rreshtimit. Në fitoren ndaj Manchester City, Lyon përdori skemën 4-4-1-1, me Fekir që mbështeste Depayn në sulm, por siç raportojnë mediat franceze, ndaj Shakhtar pritet një rreshtim 4-3-3, me Depayn që do të marrë pozicionin e tij natyral në krahun e majtë.