Gazetari suedez provokon Khedirën, i jep biletat e kthimit

Sport

sami

Dështimi në premierën e Botërorit kundër Meksikës, tashmë e detyron Gjermaninë vetëm për një fitore në sfidën e dytë të grupit F, që luan të shtunën në mbrëmje përballë Suedisë. Nga ana tjetër, përfaqësuesja nordike është e motivuar pas suksesit të siguruar me Korenë e Jugut, teksa tani ëndërron t’i bëjë një befasi edhe gjermanëve, me objektivin për të siguruar kualifikimin e parakohshëm. E gjithashtu për t’i dhënë një dhembje edhe një tjetër skuadre të madhe të futbollit evropian, pasi nëntorin e kaluar i mohoi Italisë mundësinë për të shkuar në Botëror.Si për të ndezur edhe më shumë atmosferën përreth lojtarëve gjermane, një gazetar suedeze e “Sport Expressen”, Ludovigb Holmberg, ka ideuar një provokim gjenial. Bëhet fjalë për printimin e 23 biletave avioni false kthimi për lojtarët e Gjermanisë.

sami2

Me datën e nisjes të fiksuar menjëherë pas mbarimit të fazës së grupeve. Ai ua ka doëzuar këto lojtarëve të kampionëve të botës në fuqi, përmes një takimi mediatik që ka pasur me Sami Khedirën. Gazetari suedez ishte i frikësuar nga reagimi i mundshëm i mesfushorit, por lojtari i Gjermanisë qendroi i qetë, duke iu përgjigjur: “Nuk kemi nevojë për këto bileta, pasi jemi të sigurtë se do të fitojmë. Kjo skuadër ka ende oreks… Më mirë m’i sill atëherë kur të na duhen, më 16 korrik…”. Ndërkohë, Holmberg ka konfirmuar gjithsesi përshtypjet e mira sa i takon Suedisë, pëpara sfidës me gjermanët: “Besoj vërtet se mund të marrim një rezultat pozitiv. E mposhtëm Italinë në play-off dhe kemi fituar entuziasëm të madh. Aq sa tashmë nuk kemi nevojë as për Ibrahimovic…”.