Gattuso kërkon më të mirën ndaj Messit, Insigne zgjedh Maradonën para kapitenit të Barcelonës

Sport

Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit:
“Falenderoj skuadrën dhe trajnerin Ancelotti për punën që kanë bërë. Unë nuk kam bërë asgjë ndryshe. Sot, dua që Napoli të mos futet në fushë i trembur. Luajmë përpara tifozëve tanë dhe dua që lojtarët të luftojnë për të arritur më të mirën nga ky takim. Nuk mund të trembemi prej faktit se përballë kemi Barcelonën. Kjo gjë duhet të jetë një motivim më i madh për lojtarët për të zbritur në fushë me dëshirën që të marrin një rezultat të mirë. Me atë që kam parë në stërvitje, mund të them se i kemi të gjitha cilësitë e nevojshme për të ndalur Messin, por Barcelona nuk është vetëm ai. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj të gjithëve, pasi nga ana individuale, ata kanë cilësi të jashtëzakonshme. Por nëse ne punojmë në mënyrën e duhur, si skuadër, gjatë gjithë takimit, atëherë jam i sigurt se rezultati do të flasë në favorin tonë. Gjithësesi, duhet ruajtur përqëndrimi maksimal ndaj çdo detaji në fushë. Messi është një lojtar i madh, por për mua ai nuk është vetëm futbollist i madh. Ajo çfarë ai ka bërë deri më tani është diçka që ka ndryshuar shumë gjëra. Do të jetë një motivim me tepër të përballemi me të.”
Lorenzo Insigne, sulmues i Napolit:
“Sot do të luajmë kundër një skuadre të madhe. Do të jetë një nga ndeshjet më të vështira që kemi hasur ndonjëherë, por kjo na bën të shtyjmë akoma më shumë drejt një rezultati pozitiv. Problemi ynë nuk është vetëm Messi. Na duhet të kalojmë limitet tona për të marrë rezultatin që duam. Messi është lojtari më i mirë në botë. Nuk e krahahsoj me Maradonën sepse Diego është gjithçka. Për ne, Maradona është i shenjtë. Messi është thjesht më i miri në botë për momentin. Kjo është ndeshja ku duhet të tregojmë veten. Nëse duam t’i japim një tjetër drejtim sezonit tonë, kjo është sfida e duhur për t’u treguar të gjithëve forcën e skuadrës sonë.”