Gasperini i frikësohet eksperiencës së Shakhtar, Atalanta ka nevojë për tifozët

Sport

Gian Piero Gasperini (trajneri i Atalantas): “Pas asaj që ndodhi në Zagreb, nuk mund të flasim për për dështime. Nga tani, çdo gjë duhet të shkojë në mënyrë perfekte për ne. Shakhtar është një skuadër që ka arritur jo pak, si në kampionat, edhe në Europë. Vetëm shikoni vlerat që kanë lojtarët e kësaj skuadre. Ata luajnë rregullisht në ‘Champions League’, prandaj na duhet të mësojmë sa më shpejt. Duhet të kuptojmë nivelin tonë dhe se sa larg jemi ndaj një skuadre me kaq shumë eksperiencë sa Shakhtar. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë edhe për tifozët tanë, që presin shumë nga ne dhe meritojnë më të mirën. Pas ndeshjes së parë, kemi kuptuar gabimet tona dhe tani dëshirojmë të tregojmë vlerat tona të vërteta.”

Duvan Zapata (sulmues i Atalantas): “Shpresojmë të dalim në lojën tonë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por me atë që kemi treguar në kampionat, besoj se skuadra duhet të jetë më e vendosur në momentin që zbret në fushë. Përpara portës së kundërshtarit duhet të jemi më të saktë, çfarë do të thotë se unë mund të përmirësohem ende. Nuk na falet të përsërisim të njëjtat gabime si në Zagreb. Kjo ndeshje mund të vulosë shumë për ne, gjë që na frymëzon akoma më shumë, pasi mund të vendosë edhe rrugëtimin tonë në këtë kompeticion.”