Gareth Southgate pranë konfirmimit në krye të ‘tre luanëve’

Sport

gareth3
Mungon vetëm zyrtarizimi, por duket se ‘Federata Angleze e Futbollit’ ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me trajnerin Gareth Southgate, si një shpërblim për punën e mirë dhe rezultatin që Anglia arriti në Botërorin “Rusi 2018”. Siç raportojnë mediat angleze, trajneri Southgate do të drejtojë kombëtaren e “3 luanëve” deri në vitin 2022 dhe nga kontrata e re ai do të përfitojë 12 milionë paundë në vit.  Zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet ditën e enjte, kur të mblidhet bordi drejtues i federatës angleze, që do të bëjë edhe aprovimin e saj.

170px Gareth Southgate

Mediat në ishull zbulojnë se trajneri Southgate konsiderohet si njeriu i duhur për të drejtuar kombëtaren dhe për të rritur më tej futbollistët e rinj që ai ka në dispozicion. Në Botërorin “Rusi 2018”, Anglia u kualifikua deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ku u mund nga Kroacia, me sulmuesin Harry Kane që u shpall edhe si golashënuesi më i mirë. Ky rezultat ka bindur drejtuesit e federatës t’i rinovojë kontratën trajnerin, që ka nisur aventurën për Europianin e vitit 2020. Southgatë gëzon popullaritet të konsiderueshëm edhe tek tifozët anglezë, që mbështesin vendimin e federatës për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin 48-vjeçar. Ndërkohë që ka marrëdhënie shumë të mira edhe me futbollistët e ‘tre luanëve’.