Gareth Bale: Nuk flisja me Zidane!

Sport

bale
Bashkë kanë fituar shumë. Mjafton të përmendësh 3 trofetë radhazi në Champions League. E megjithatë, Gareth Bale dhe Zinedine Zidane nuk flasin më me njëri-tjetrin. Mes të dyve është thyer dicka, pas suksesit në finalen e luajtur në Kiev, përballë Liverpulit. “Që pas asaj nate të fitores në Champions League nuk kemi folur më. Raporti me Zidane ishte i mirë… Nuk do të thoja se ishim miq të ngushtë, por kishim një marrëdhënie të thjeshtë profesionale”, ka zbuluar uellsiani, kur kanë kaluar gati 7 muaj, në një intervistë të lëshuar për “FourFour2”.Bale nuk e ka fshehur zhgënjimin që finalen ndaj Liverupilit e luajti vetëm si zëvendësues. Gjithsesi duke arritur të shënojë një gol të jashtëzakonshëm me rroveshiatë.

232px Zinedine Zidane by Tasnim 03

“Isha shumë i frustruar që nuk bëja pjesa në formacionin titullar. Kisha shënuar 5 gola në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, prandaj e ndieja se e meritoja një fanelë titullari. Kur hyra në lojë e sipër isha ende pak i mërzitur. E ndoshta edhe për këtë arsye, ndoshta bëra atë që bëra më pas në fushë…”, pranoi 29-vjeçari. Gjithashtu, ish-lojtari i Totenhemit u kthye edhe te dy golat e shënuar në finalen e Champions League, atë ku praktikisht diferencën e bëri ai, duke lënë në hije deri edhe Cristiano Ronaldon. “I pashë golat disa herë. Nuk ndieja se duhet të tregoja dicka. Doja vetëm ta bëja për veten dhe për skuadrën. Pastaj, nëse luan një finale, objektivi është gjithmonë të fitohet, për të marrë trofeun. Vetëm ajo ka rëndësi, edhe me kusht që të aktivizohesh në 30 minutat e fundit…”, ka përfunduar Bale. Të tjerat duket se ai i ka hedhur prapa krahëve. Sidomos, me largimin e Zidane nga stoli i “Los Blancos”.