Galtier rrezikon shkarkimin, Pep Guardiola synohet nga PSG

Sport

Dy humbje në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, e gjithashtu edhe eliminimi nga Kupa e Francës, janë rezultate, të cilat kanë nisur të bëjnë të pasigurt stolin e Christophe Galtier në krye të PSG. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, trajneri francez rrezikon shkarkimin nga drejtuesit e klubit kampion të Ligue 1.

Galtier është I lidhur me klubin parizien deri në verën e 2024-tës, por kontrata e tij mund të ndërpritet në fund të këtij edicioni futbollistik. Gjithnjë duke u nisur nga raportimet ndërkombëtare, pasuesi I 56 vjeçarit në “Parc des Princes” konsiderohet Pep Guardiola.

Spanjolli është I lidhur me Manchester Cityn deri në verën e 2025-tës, mirëpo zhvillimet e fundit në Angli mbi hetimin që Premier League ka nisur ndaj Cityt, në të ardhmen e afërt mund të ndryshojnë tërësisht skenarin dhe Pep mund të largohet nga “Etihad”.

Në rrethana si këto, Galtier mund t’I shpëtojë shkarkimit, vetëm në rast të një mrekullie sezonale, të triumfojë në Champions League. Objektivi madhor I PSG-së, prej më tepër se një dekade tashmë, është të marrë kurorën europiane.

Këtë herë duket mundësia më e mirë që klubi francez të triumfojë, edhe për shkak të formës së mirë që garaton Lionel Messi, pas triumfit në Botërorin e Katarit. Argjentinasit I përfundon kontrata në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij në “Parc des Princes” nuk është e sigurt.

Megjithatë, mbi një çështje të tillë, më tepër dritë do hidhet në të ardhmen e afërt. Për momentin, PSG është e përqendruar në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich në shtëpi, e vlefshme për raundin e 1/8-tave të UEFA Champions League.