Galliani, Donnarumma nuk do largohet nga Milani

Sport

cmaandeeqnewsdotcom Adriano Galliani

Mos bëni më shaka Gianluigi Donnarumma s’do largohet nga Milani. Eshtë kjo deklarata e Adriano Gallianit, i cili ka nxituar të thotë të tijën në një periudhë ku të shumta kanë qenë spekulimet për 17-vjecarin e portës së kuqezinjve. Talenti i Donnarummas u pa qartë që vitin e kaluar, ku pas debutimit, nga Sinisa Mihajlovic u kthye në portier të parë të skuadrës. Që prej asaj kohe adoleshenti ka zhvilluar 40 ndeshje me Milanin dhe sipas Drejtorit të Përgjithshëm Galliani, Donnarumma do të luajë edhe shumë shumë të tjera për vitet që do të vijnë. “Unë shpresoj dhe jam i bindur se Gigi do jetë portier i Milanit për shumë vite që do të vijnë” – tha Galliani. 17-vjecari, i lartë 1 metër e 96 centimetra është një gjigand i vërtetë në portë dhe deri më tani ja ka dalë ta mbajë të paprekur rrjetën në 15 ndeshje, ku më e fundit ishte përballja me Juventusin. Pikërisht në përballjen me Juventusin ai kishte një sfidë personale me idhullin e tij, Gianluigi Buffon. Sikurse e ka deklaruar vetë, Donnarumma aspiron të ndjekë gjurmët e gardianit të Juventusit dhe këtë e ka thënë së fundmi edhe Galliani. “Ai do jetë trashëgimtar i denjë i Buffonit në kombëtare, e theksoi, në kombëtare” – tha drejtori i përgjithshëm duke nënkuptuar se ai nuk do të kalojë te Juventusi. Spekulimeve të fundit rreth një transferim në Torino, i ka ndërhyrë Mino Raiola, agjenti i portierit, sipas së cilit vlera e shërbimeve të Donnarummës shkojnë në plot 170 milionë euro, para të cilat aktualisht asnjë klub italian s’i ka për të blerë vetëm një portier.