Okan Buruk, trajneri i Gallatasaraj:
“Do të luajmë kundër një skuadre shumë të fortë dhe në formë të mirë. Do të thoja se është një skuadër që e nisi mirë si kampionain, ashtu edhe Fazën e Ligës së UEFA Champions League. Edhe pse vjen nga një humbje në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palas në fundjavë. Mirëpo këto lloj ndeshjesh në shtëpi janë momenti kur duhet të provojmë veten në këtë fazë. Do të luajmë të gjithë bashkë si Gallatasaraj dhe do të mendojmë si Galatasaraj. Duhet të ushtrojmë presion të madh, aq sa t’i bëjmë kundërshtarët tanë ta ndiejnë këtë. Kemi kaluar një periudhë tranzicioni, por tani Gallatasaraj duhet të tregojë identitetin e vet dhe ne jemi gati ta shfaqim këtë që në këtë ndeshje të radhës me kampionët e Anglisë. Ky është viti im i katërt dhe kjo do të jetë një nga ndeshjet më të vështira që kemi luajtur ndonjëherë. Ata janë një ekip shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm, mbi të gjitha me një trajner të suksesshëm. Duam të dalim në fushë duke luajtur sipas planeve tona dhe të bëjmë më të mirën, me qëllimin për të marrë rezultat sa më të mirë”.
Mario Lemina, mesfushor i Gallatasaray:
“Kam luajtur kundër LiverpUlit shumë herë në karrierën time, si isha te Sauthamptoni, ashtu edhe me Fulhamin e Uolves. E di se si luajnë ata. Nuk varet gjithçka nga një lojtar… Pastaj edhe ne kemi shumë lojtarë liderë. Suksesi në këtë ndeshje ka të bëjë me të qenit të bashkuar. Duhet të mbrohemi të gjithë së bashku e të sulmojmë së bashku. Në fund duam të jemi krenarë për gjithcka që do të japim në fushën e lojës… Natyrisht duke shpresuar se kjo do të na vlejë edhe një rezultat sa më të mirë”.
Arne Slot, trajneri i Liverpoolit:
“Në Turqi, Gallatasaraj kë shtatë fitore nga shtatë ndeshje. Kanë pësuar vetëm dy dhe kanë shënuar shumë gola. Ata e dinë se çfarë duhet për të fituar kampionatin, por dhe sesi fitohet një ndeshje. Kështu që duhet të jemi të përgatitur. E pashë ndeshjen e Frankfurtit dhe them se Gallata ishte shumë e pafat; ishte cilësia e Frankfurtit ose fati i keq, që solli pësimin e pesë golave nga turqit. Nëse luajnë përsëri të njëjtën ndeshje, nuk do të pësonin kurrë pesë përsëri. Nga ana jonë vijmë prej një humbjeje të pësuar në kampionat, prandaj kemi mundësinë të reagojmë sa më shpejt, pikërisht në Champions League. Gjithsesi, ky është fillimi i sezonit; duhet të gjejmë ende kompkatësinë dhe të përshtatemi me njëri-tjetrin. Mendoj se me kalimin e kohës do të jetë gjithçka shumë më mirë dhe për këtë jam vërtet i sigurt. Sa i takon Kiezas mund të them se vërtet e kemi përfshirë së fundi në Listën e Champions. Mirëpo gjatë ditëve të fundit pati një shqetësim fizik, prandaj menduam që të mos udhëtojë me në këtu në Stamboll, për ta lënë që të rikuperohet sa më mirë për ndeshjen e fundjavës në kampionat, të shtunën përballë Çelsit”.
Hugo Ekitiké, sulmues i Liverpulit:
“Trajneri nuk ka folur shumë për mënyrën time të lojës ose se ku duhet të luaj. Ai më dha shumë liri në lidhje me mundësinë për t’u lidhur me djemtë ose për të shkuar edhe prapa. Mund të bëj shumë gjëra, trajneri thjesht do që unë të sjell futbollin tim në ekip. Ndaj Gallatasarajit do të jetë një ndeshje e vështirë aq më tepër këtu në stadiumin e tyre. Sidoqoftë jemi të gatshëm për të bërë më të mirën e mundshme. Jam optimist se do të di të jap atë çfarë i duhet skuadrës, sa herë që do të zbres në fushën e lojës”