“Ashtu sikurse thamë edhe në ndeshjen e parë, do të luajmë ndaj një skuadre që zhvillon një futboll interesant dhe që lojtarët në fushë kanë një kimi mjaft të mirë mes tyre. Kjo u dallua qartë në 90 minutëshin e vajtjes.
Mirëpo sonte luajmë në stadiumin tonë dhe kundërshtarin tashmë e njohim më mirë. Kemi analizuar gjithçka dhe kemi nxjerrë gabimet që bëmë një javë më parë në transfertë. Kështu që sonte është momenti të mos biem në përsëritje.
Duam të kualifikohemi në fazën e grupeve të UEFA Champions League dhe këtë duam ta bëjmë me mbështetjen e tifozëve nga shkallët e stadiumit. Mbështetje, që në fakt, nuk na ka munguar asnjëherë, si në ndeshjet jashtë shtëpie, ashtu edhe në fushën tonë. Objektivin e kemi të qartë dhe shpresën e kemi të madhe, se gjithçka do të shkojë mirë. Galatasaray e meriton të kualifkohet në grupet e Champions League dhe sonte është mundësia për ta bërë këtë.
Kjo është ndeshja jonë e 6-të europiane që do të luajmë, pa llogaritur këtu edhe dy ndeshjet që kemi zhvilluar në kampionat. Thënë këtë, ekipi është në një gjendje të mirë fizike dhe ky është një avantazh për ne, që duhet ta shfrytëzojmë në maksimum.
Icardi? Në sezonin e kaluar Icardi ishte një element kyç për ne. Gjëja më e rëndësishme për mua gjatë kësaj merkatoje, është fakti që Icardi mbeti pjesë e skuadrës në mënyrë përfundimtare dhe për këtë duhet të falenderoj presidentin dhe të gjithë pjesën tjetër të stafit. Mauro nuk është vetëm një sulmues për ne. Ai është gjithashtu një lokomitivë, që me karakterin e tij, e udhëheq skuadrën përpara.”
Fredrik Midtsjö, lojtari i Galatasaray:
“Sonte na pret një ndeshje e vështirë. Në sfidën e vajtjes, Molde tregoi se është një ekip që mund të të shkaktojë telashe dhe në fakt na vendosën me shpatulla pas murit.Gjithësesi, rezultati 3-2 është një element i mirë për ne, që mund të na motivojë edhe më tepër kur të zbresim në fushën e lojës.
Unë jam një profesionist që stërvitem fort çdo ditë dhe kur vijnë mundësi të tilla, dua të jap më të mirën time. Jemi një skuadër me mjaft cilësi dhe trajneri e ka të vështirë për të përcaktuar formacionin.
Unë jam rritur në Norvegji, si një lojtar i Rosenborg. Kështu që mes meje dhe Rosenborg ekziston një konflikt, për shkak të rivalitetit të atjeshëm. Për këtë arsye, është e rëndësishme që sonte të shënojë një gol ndaj Molde dhe të ndihmoj skuadrën e Galatasaray. Si një ish-lojtar i Rosenborg, unë nuk dua që Molde të kualifikohet në Champions League. Do të jetë fantastike nëse realizoj dhe t’i jap një dorë ekipit të Galatasaray për t’u kualifikuar në Champions League.”
Erling Moe, trajneri i Molde:
“Urojmë dhe shpresojmë shumë që sonte, Mauro Icardi të mos jetë në mbrëmjen e tij më të mirë. ai është një lojtar tepër i rrezikshëm dhe këtë e tregoi në ndeshjen e vajtjes. Sado që të marrim masa, një futbollist si Mauro është i vështirë të ndalet. Gjithësesi, ne i kemi marrë masat. Urojmë që sonte të arrijmë një rezultat pozitiv, të marrim atë që duam dhe të kualifikohemi në grupet e UEFA Champions League.
Kemi analizuar në detaje gjithçka që ndodhi një javë më parë. Kemi punuar fort në stërvitje për të rikuperuar gabimet tona, kështu që kemi besim se mund t’i shkaktojmë probleme skuadrës së Galatasaray.
Në mbrëmje të tilla, nuk duhet shumë punë për të motivuar lojtarët, pasi bëhet fjalë për kompeticionin më prestigjoz të klubeve në Europë. Kemi kaluar disa pengesa për të mbërritur deri këtu dhe duam që këtë mission ta kompletojmë me sukses.”