Galatasaray kërkon të surprizojë tifozët dhe ka nisur nga puna për të kompletuar një tjetër tranferim të bujshëm. Fjala është për mesfushorin e Liveprool, Thiago Alcantara. Spanjolli ka ende edhe vit kontratë të vlefshme me 19 herë kampionët e Anglisë, por aventura e tij me The Reds, e nisur në verën e 2020-tës, nuk ka shkuar aspak sikurse pritej.
Përgjatë 3 edicioneve të kaluara në “Anfield”, 32 vjeçari nuk ka arritur dot të tregojë dot të gjithë potencialin e tij. Këtë e tregojnë statistikat. Për shkak të dëmtimeve të shumta, Altancata ka munguar një total prej 62 ndeshjesh me Liverpool, ndërsa të luajtura janë vetëm 97-të.
Duke marrë parasysh që këtë verë, Liverpool ka shpenzuar më tepër se 100 milionë euro për repartin e mesfushës, me afrimet e Mac Allister dhe Szoboszlai, atëherë, me shumë mundësi, Alcantara mund të ketë kaluar si zgjedhja e dytë e trajnerit Jurgen Klopp.
Në kushte si këto, lojtari ka nisur të mendojë largimin nga 6 herë kampionët e Europës. Mediat britanike raportojnë se është pikërisht klubi i Galatasaray që synon të sigurojë shërbimet e mesfushorit. Madje, kampionët e Turqisë kanë nisur të lëvizin gurët dhe të thellohen më tepër në këtë çështje. Zv/presidenti i gjigantëve nga Stambolli, Erden Timur, ka udhëtuar drejt Anglisë dhe është takuar me vetë futbollistin, për t’i prezantuar atij ofertën e Galatasarayt. Mediat në ishull, besojnë se bëhet fjalë për një ofertë, nga e cila edhe Liverpool do të mbetej i kënaqur, nga të ardhurat që do të përfitojë nga shitja e kartonit të futbollistit.
Sigurisht që largimi nga klubi i Merseyside dhe një transferim në Turqi, mund të konsiderohej si një hap prapa për spanjollin, por sidoqoftë, në “Nef Stadium”, do të ketë mundësi të luajë në Champions League në edicionin pasues, diçka që Liverpool nuk ia ofron dot, për shkak se kampionatin pasues, e mbylli poshtë vendit të katërt.