Gafat në finale, Karius kërkon ndjesë në Instagram

Sport

loris ucl
Dy gabimet e kryera në finalen e Champions League ishin vendimtarë për fatin e Liverpulin. Aq sa me siguri që do të vazhdojnë ta turbullojnë Loris Karius për një kohe të gjatë. ëndrra e “Reds” për të fituar kupën më prestigjoze të Evropës u venit prej gafave të portierit gjerman, i cili u kërkoi ndjesë tifozëve, skuadrës dhe klubit. Ndërsa përcolli ndjesitë e tij përmes Instagramit, duke thënë se këto ditë nuk ka fjetur fare, pasi skenat e finales vazhdojnë ta shqetësojnë. “Më vjen pafundësisht keq për shokët e mi, tifozët dhe stafin teknik. E di që shkatërrova gjithçka, por me mbështetjen që ndjeva, kam kuptuar se jemi një familje e madhe dhe se shpejt do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar Karius.

A post shared by LORIS KARIUS (@lorisk21) on

Mirëpo, ja që ndjesa nuk ka funksionuar për disa tifozë, përderisa profilet e portierit nëpër rrjetet sociale janë marrë në shënjestër, me mjaft kërcënime për vdekje në adresë të tij dhe familjes. Gjithsesi, në mbrojtje të tij ka dalë portieri i dytë i Liverpulit, Mignolet, i cili është shprehur: “E di sesi ndihet Loris, pasi e kam kaluar edhe unë një situatë të tillë. Por besoj se do të arrijë të harrojë atë që ndodhi, gjatë pushimeve të verës”. Megjithatë duket është e pashmangshme që për Karius jetë vërtet një verë shumë e gjatë dhe e vuajtur. Pasi duhet të kalojë mjaft kohë që t’i largohen nga mendja makthet e asaj që bëri në Kiev. Ndërsa Liverpuli si skuadër e klub, vështirë se do të mund ta harrojë atë që ndodhi…