Futbollisti u gjet në rrënojat e avionit, motra e tij bën dedikimin prekës!

Sport

emiliano
Kompania e kërkimeve AAIB ka konfirmuar se trupi nxjerrë nga thellësitë e ujit së bashku me disa rrënoja të avionit i përket futbollistit Emiliano Sala. Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me policinë dhe u shprehën se: Trupi i cili është nxjerrë nga thellësia e ujit dhe është sjellë në Portland, është identifikuar zyrtarisht dhe i përket futbollistit Emiliano Sala. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjarëve dhe premtojmë që do të vijojmë kërkimet deri në gjetjen edhe te trupit të pilotit David Ibbotson. Sigurisht që do të vijojë puna për të hetuar shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.

sala 1 2 1

Ditën e sotme ka reaguar edhe motra e futbollistit e cila çdo ditë ka bërë thirrje që kërkimet mos të ndalonin dhe arriti që me miqtë e Sala dhe futbollistë të njohur të paguanin një kompani private për kërkime. Në postimin e saj në Instagram ajo i ka emocionuar të gjithë me një foto ku duket futbollisti në fushën e blertë e cili po sheh drejt qiellit dhe shkruan: “Shpirti yt në shpirtin tim do të shkëlqejë përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa të ekzistoj. Të dua, Tito” Aeroplani i Sala u zhduk nga radarët më 22 janar gjatë fluturimit nga Nates (Francës) drejt Cardiffit (Uells). Sa bashku me sulmuesin francez në bord ishte dhe piloti David Ibbotson.