Një nga ndeshjet e kampionatit rumun mori vëmendje të madhe pas një incidenti që ndodhi në fushë. Pjesë e njërës prej skuadrave ishte edhe mesfushori i kombëtares Kamer Qaka. Gjatë lojës një prej futbollistëve të skuadrës kundërshtarë u dëmtua në nofull dhe përfundoi i shtrirë pa ndjenja në fushë.
Ishte Qaka i pari që reagoi dhe thirri mjekët në fushë. Ai e ktheu në krah futbollistin, ndërkohë që u afruan edhe mjekët e stafit.Valentin Mihaila u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe u përmend. Mësohet se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.