Futbollisti shqiptar i skuadrës Shakhtyor Soligorsk, Elis Bakaj i ka dhënë fund beqarisë, mbrëmjen e së shtunës me të fejuarën e tij, modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.
Ceremonia madhështore u mbajt në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve. Elisi dhe Andrea kishin më shumë se 6 vjet të lidhur dhe vendosën që të përforcojnë më tej marrëdhënien e tyre duke lidhur kurorë.
Dëshmitarë të këtij kurorëzimi ishin futbollistë, shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme të kampionatit shqiptar.
Mes shqiptarëve spikatën. kapiteni i Tiranës Erando Karabeci, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti, mbrojtësi i Partizanit Renaldo Kalari dhe ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Vllaznisë Endri Vrapi.