Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë

Sport

g4gg4g4

Shkodran Mustafi, futbollisti shqiptar që luan me kombëtaren zvicerane i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Mustafi është martuar në një dasmë tradicionale në Maqedoni dhe të pranishëm kanë qenë edhe shumë personazhe publikë. Shkodrani u fejua me Vjosa Kabën më 14 shkurt të këtij viti në një ceremoni private jashtë syrit të kamerave dhe ditën e djeshme ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. I pranishëm në dasmën e futbollistit ka qenë dhe miku i tij, këngëtari Ardian Bujupi ku në një video të mundësuar nga Prive.al shfaqet tek prin çifti në valle. /Blitz.al/