Me siguri të gjithë e njihni futbollistin Kevin Prince Boateng e jemi të sigurtë që si keni harruar ende golat e tij kundër Barcelonës dhe Arsenalit në Champions League për fanellën e Milanit.
Djaloshi që u rrëmbeu zemrat shumë tifozëve që në kupën e botës 2010 kur luante për kombëtaren e Ganës, tashmë edhe pse ka humbur shkëlqimin në futboll i është futur fushës së muzikës, të cilën e ka patur pasion që në fillimet e veta.