Futbollisti i njohur e ekzagjeron me festimet në një dasmë; shtie me pistoletë në ajër

Sport

kokrinAleksandr Kokorin

Ylli i Zenitit Aleksandr Kokorin ka përfunduar në telashe të mëdha, kjo pasi në dasmën e mikut të tij, Alan Chochiev, gjithashtu futbollist, e ka eksagjeruar me festimet duke shtënë me pistoletë. 26-vjecari, i cili konsiderohet si një nga futbollistët më në zë të Rusisë, shihet në një video të postuar në rrjetet sociale teksa shkreh armën pa e menduar dy herë dhe uron mikun e tij Chochiev. Në fakt Kokorin nuk e ka konsideraur aspak problem këtë gjest, duke komentuar si thjesht një “ceremoni martesore”. Gjithcka ka ndodhur në Osetinë e Jugut, ku festa thuhet t’i ketë kaluar të gjithë limitet e përdorimit të alkoolit. Kjo nuk është hera e parë që 26-vjecari përfshihet në skandale. Dy vite më parë, kur kombëtarja e rusisë përgatitej për të vajtur në Europianin e Francës, ai bëri bujë pasi u pikas si organizator i disa evenimente të njohura të jetës së natës në Moskë. Zeniti, që drejtohet nga Roberto Mancini, po konsideron ndëshkimin e lojtarit, i cili rezulton të jetë ndër më të mirët e saj me 18 gola në 29 ndeshje. Mediat ruse nuk kanë mundur të qartësojnë nëse arma është e lojtarit apo e dikujt tjetër, ndërsa vetë 26-vjecari ka pozuar edhe me një pistoletë tjetër në disa foto, gjë që e bën këtë skandal edhe më të madh për futbollin rus.