Futbollisti i kombëtares bëhet baba për herë të parë

Sport

E gjithë shtatzënia u mbajt e fshehtë dhe vetëm në momentin e lindjes, zbuluan se janë bërë me djalë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij Belkiz, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë nëna e re, duke publikuar fiotografinë familjare.

“Mirësevjen në këtë botë djali im, Te duam shumë. Tian Rashica 19.05.2020”, shkruan nëna e re.

Edhe Miloti e ka ndarë portretin familjar me fjalët “Ëndërr e madhe, djalë i vogël”.