Futbolli në rrjetet sociale, fundjavë tejet e gëzueshme për Salahn

Sport

Mohamed Salah

Fundjava ishte shumë e gëzueshme për Mohamed Salah. Egjyptiani u shpall golashënuesi dhe “Lojtari më i Mirë” i Premier-League-cs duke e festuar këtë me një tjetër fitore me Liverpoolin. Tejet emocionues momenti i vlerësimit, ku prezente në fushë ishte edhe vajza e tij. Në fakt plot vëmendje mori edhe vogëlushja, e cila luante me top, ndërsa i ati fotografohej me vlerësimin e çmuar. Më tej Salah komentoi në rrjetet sociale “Këpucë e artë?! Hajde te babushi!”. Ndërkohë egjiptiani autor i 32 golave në Premier ka thumbuar me shaka shokun e skuadrës Dejan Lovren i cili pasi realizoi një gol festoi njëjtë sikurse Salah. “Mund ta shpjegosh?” ishte pyetja ironike e Salahs në Insta. Kroati është përgjigjur po me shaka, se mënyra e festimit nuk ishte kopjim. Fundjava ndërkohë ishte dita e lamtumirës nga futbolli për Arsene Wenger. Francezit iu kushtua një ceremoni e vecantë ndërsa tifozët mbajtën pankarta të kushtuara enkas ndaj punës së tij të gjatë me topcinjtë. Por ndërkohë Drejtori i Sportit në gazetën Standard në Angli, ka qenë mjaft i vëmendshëm në një postim të tij ndërsa ka përcjellë koret që i kushtuan tifozët e Huddersfieldit atyre të Arsenalit: Ju donit që ai të largohej, jeni me dy fytyra, ju e donit të shkarkohej. Ndërsa topcinjtë i përgjigjeshin me të njëjtin qëndrim për rastin e legjendës Herbert Chapman, i cili në vitet 30-të largohej nga Huddersfieldi dhe drejtonte topcinjtë në mënyrë të suksesshme. Po me përshëndetje u nda nga futbolli i luajtur edhe Michael Carrick, i cili pas ndeshjes me Watfordin mbajti një fjalim tejet emocionues.