Futbolli në paketën Tring

Sport

1367786148-vitoria-sport-club-of-guimaraes-wins-31-against-gil-vicente 2026434-640x340
Ndeshja e pare e fazës se dyte te kampionatit portugez te futbollit ka dhuruar jo pak surpriza. Ne takimin e vlefshëm per javën e 18 mes Vitoria Gimaraesh dhe Zhil Vicente, skuadra e vendit te fundit ka surprizuar jo pak te zotet e shtepise qe gjenden ne vendin e katert te renditjes dhe me nje fitore ngjiteshin ne vendin e trete. Miqte nga Barcelo kane kaluar ne avantazh ne minutën e 26 te pjesës se pare pas nje sulmi pa pretendime nga e majta por Suly ka dërguar ne rrjete nje top te Diogo Vianes. Ne ndeshjen e transmetuar ne Tring Sport 1 skuadra vendase qe deri ne ato çaste kishte rrezikuar jo pak por portieri Adriano u kishte thene jo, reagoi e shokuar dhe deri ne fund te pjeses se pare nuk arriti te gjeje rrugën e rrjetës. Por ne fillimin e pjesës se dyte, goditja u thellua edhe me shume pasi Evaldo dyfishoi shifrat pas nje rrëmuje ne zone. Ketu duket se gjithçka mori fund por skuadra e trainerit Rui Vitoria arrin qe nje çerek ore para fundit te takimit ta rihape ate me ane te Rikaro Valentes. Deri ne fund rastet kane qe te shumta per vendasit por miqte te mbyllur ne mbrojtje dhe me nje portier si Adriano ishin te pakalueshëm. Eshte dashur sekonda e pare e shteses qe Mohsen te rrezoje ne zone Rikardo Valenten dhe gjyqtari nuk heziton te tregoje nga pika e bardhe. Miqte jane ne gjendje shoku edhe pas demtimit te Adrianos qe gjithsesi do te qëndroje ne porte por nuk ka çfarë t’i beje goditjes se Andre. Kapiteni barazon nga pika e bardhe ne 2-2 dhe shenoi edhe golin e 9 sezonal. Me kete rezultat u mbyll edhe ndeshja qe la ne pozita te palëvizshme ne renditje te dy ekipet.