Ditën e djeshme prokuroria e Firenzes ka mbyllur hetimet për rastin e vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Ai u gjet i pajetë 4 marsin e 2018-ës në dhomën e hoteli ku po qëndronte, në prag të ndeshjes Fiorentina-Udinese.Prokuroria pasi mblodhi të dhënat për këtë rast, vendosi të hetojë dy mjekë, Francesco Galanti, drejtori i klinikës mjeksore të skuadrës së Cagliarit (skuadër në të cilën Astori ka luajtur më parë) dhe Girogio Galanti-n, po ashtu drejtor i klinkës mjekësore të klubit të Fiorentinës.Nga të dhënat që dihen deri tani, dy doktorët janë përgjegjës për vdekjen e futbollsitit Italian, pasi i kanë dhënë atij dritën jeshile për të luajtur futboll ndërkohë që në testet fizike që kishte bërë në të dy klubet e futbollit, kishte shenja që Astori vuante nga një sëmundje në zemër.
Më saktësisht Stagno, i dha kapitenit të Cagliari-t në atë kohë dokumentin “i aftë kardiologjikisht për të marrë pjesë në një sport konkurues”, kur në fakt në “testin e forcës” analizat tregonin se dy nga sistolat ventrikulare të futbollistit ishin të izoluara dhe nuk funksiononin normalisht. Nga ana tjetër, Galanti, lëshoi të njejtin dokument për Astorin në vitin 2016 dhe në vitin 2017, kur sërish gjatë “testit të forcës” në analiza kishte shenja që ai vuante nga “aritimia kardiake”.Ata akuzohen për neglizhencë mjekësore dhe për mos kryerjen e analizave të thelluara për gjëndjen shëndetësore të Astori-t. Për prokurorinë, nëse patologjia nga e cila vuante futbollisti( aritimia ventrikulare malinje) do të ishte kuruar që na fazat e para, pra që kur i dha shenjat në testet fizike, mund të ishte parandaluar vetëm me anë të illaceve, sigurisht me Astorin që do ti duhej të largohej për një kohë nga futbolli por që mund ti kishte shpëtuar nga ikja e parakohëshme.