Futbolli evropian, nën kërcënimin e trukimeve

Sport

korrupsion
Trukimet shtrijnë hijen e frikshme mbi futbollin evropian. Sikur të mos mjaftonte vala e arrestimeve për ndeshjet e trukuara në Belgjikë, një skandal më i madh ka prekur deri edhe kompeticionin më prestigjoz për klube. Një hetim juridik paraprak është hapur si pasojë e dyshimeve mbi ndeshjen e Champions League midis Paris SG dhe Crvena Zvezda të 3 tetorit, që përfundoi me shifrat 6-1.

soccer corruption football world cup match fix research economics

Nën akuzë është një drejtues i klubit serb, që sipas zbulimit të “L’Equipe”, duhet të ketë vënë bast plot 5 milionë euro për humbjen me 5 gola diferencë të skuadrës së tij. Dhe UEFA ka bërë menjëherë sinjalizimet e para, megjithëse si francezët, ashtu edhe serbët janë ngutur ta nxjerrin veten jashtë kësaj meseleje. Madje duke qenë të gatshëm për të bashkpunuar me drejtësinë sportive dhe jo. Për momentin, ende asgjë nuk është vërtetuar. Mirëpo përshtypja është se rrezikohet të hapen dyert e një tjetër çështjeje trukimesh mbi futbollin. Ngjan e gjitha si “një minë me sahat”, që rrezikon të shpërthejë duke përfshirë të gjithë sistemin futbollistik ndërkombëtar.