Futbolli arab duket shumë i thjeshtë për Karim Benzema. Aventura e francezit në Lindjen e Mesme ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi e gjeti rrjetën në dy ndeshjet e para, sulmuesi ka arritur ta bëjë diçka të tillë edhe në ndeshjen e tretë.
Ndonëse u aktivizua në minutën e 67-të, Benzema ia doli të shënonte golin e fitores ndaj skuadrës së Al Shorta, në raundin e dytë të Kupës së Arabisë.
Në minutën e 84, fituesi në fuqi i Topit të Artë përshëndeti rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhvlerësuar barazimin që e kishte mbërthyer sfidën deri në minutën e 80-të. Në këtë mënyrë, Al Ittihad triumfoi 2-1 në raundin e 3-të të Kupës së Arabisë, e si pasojë, është kualifkuar për më tej, në çerekfinale të kompeticionit, atje ku do të përballet me Al Hilal.
Al Ittihad, udhëhequr nga trajneri Nuno Espirito Santo, është ekipi kampion në fuqi i ligës saudite të futbollit, teksa, me përforcimet e merkatos, me emra të rëndësishëm si Benzema, Fabinho, Jota, apo edhe Kante, Al Ittihad, do vazhdojë të jetë ende skuadra për t’u mundur, edhe në edicionin e ri futbollistik. Gjithësesi, gara pritet të jetë goxha e ashpër, duke marrë parasysh këtu edhe përforcimin e rivalëve me futbollistë të rëndësishëm, transferuar nga Europa.