Ndeshja e humbur e përfaqësues shqiptare ditën e djeshme me Turqinë, ka rezultuar vendimtare për Christian Panucci-n, pasi i ka kushtuar stolin në drejtimin e kombëtares.FSHF me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me Panucci-n. Mendohet se arsyeja e këtij shkarkimi është fakti që italiani ka pasur në dispozicion të gjithë kohën e mjaftueshme për të pregatitur ekipin për këto eleminatore dhe ndeshja me Turqinë ishte mundwsia e fundit për të treguar nëse ai mund ti realizonte objektivat e vëna nga FSHF.
Aventura kuqezi E ish-lojtarit të Romës zgjati më pak se dy vite, pasi kujtojmë që u vu në drejtimin e ekipit kombëtar në vitin 2017, menjëherë pasi u largua De Biasi.Ndërkohë, Shqipëria do të drejtohet nga Ervin Buku dhe Sulejman Mema në ndeshjen që do të zhvilloeht pas pak ditësh me Andorrën.
Qarkullon lajmi se zëvendësues i Panucci-t është një tjetër Italian. Bëhet fjalë për Edoardo “Edy” Reja, 75 vjeçarin që në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Napoli apo edhe Atalanta. Madje ai është parë në stadiumin “Loro Boriçi” mbrëmjen e kaluar, teksa ndoqi nga afër humbjen e Shqipërisë me Turqinë me rezultatin 2-0.