Panik dhe frikë tek skuadra e Bayer Leverkusen, teksa gjatë miqësores ndaj amatorëve të Wuppertaler, Karim Bellarabi ëshë shtrirë pa ndjenja në fushë. Mesfushori në pjesën e dytë ka qenë i ulur në pankinë dhe pas minutës së 50 është rrëzuar pa ndjenja. Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë ku më e keqja shkonte në mendjen e të gjithë të pranishmëve. Por fatmirësisht, Bellarabi nuk kishte asnjë problem me zemrën dhe e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta, që kanë sjellë edhe lodhjen e tepërt të lojtarit.
Futbollisti është dërguar drejt spitalit më të afërt, ku ka marrë shërbimin e duhur dhe tashmë është në gjendje optimale, ndërkohë që analiza të tjera të mëtejshme do të bëhet për të kontrolluar edhe njëherë gjendjen e futbollistit. Klubi ka lajmëruar në rrjetet sociale se Bellarabi është në gjendje të mirë shëndetsore. 28-vjeçari është pjesë e Leverkusen që prej verës së vitit 2011, ku u transferua si lojtar i lirë nga Braunschëeig, skuadër e cila mori sërish shërbimet e tij si huazim gjatë sezonit 2013-2014. Me Leverkusen, ku cilësohet si një ndër më të mirët e skuadrës, Bellarabi numëron 166 ndeshje të luajtura, ku ka realizuar 35 gola dhe 41 asiste.