Frenkie de Jong bëhet lojtari më i ri me më shumë prekje të topit në Champions!

Sport

frenkie
Talenti i Frenkie de Jong nuk është vënë në diskutim që nga fillimi i këtij sezoni dhe holandezi e provoi se e pret një e ardhme e madhe edhe në takimin midis Ajax e Juventus. Mesfushori ishte vendimtar në lojën e ‘harkëtarëve’ si në fazën mbrojtëse, edhe në atë sulmuese, duke vënë në vështirësi të madhe edhe mesfushorët e kampionëve të Italisë. Në ndeshjen çerekfinale të ‘Champions League’ të zhvilluar në ‘Johan Cruijff Arena’, lojtari i ardhshëm i Barcelonës theu një rekord që qëndronte prej thuajse një dekade. De Jong u bë lojtari më i ri me më shumë prekje të topit në një ndeshje të vetme të fazës me eleminim direkt, duke thyer kështu rekordin e vendosur pikërisht nga një lojtar katalanas, Sergio Busquets, që vendosi emrin e tij në këtë statistikë në sfidën kundër Interit në vitin 2010.

7695104 6519293 image a 2 1545383302091

De Jong arriti 117 prekje të topit në moshën 21 vjeç e 333 ditë. Gjithashtu, mesfushori i Ajax-it ka një mesatare të pasimeve të sakta të denjë për t’u krahasuar me emra të mëdhenj të këtij kompeticioni si Xavi Hernandez apo Xabi Alonso. Ajax-i megjithatë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me David Neres që barazoi golin e shënuar më para nga Cristiano Ronaldo. Çdo gjë sa i përket kualifikimit do të jetë e hapur në sfidën e kthimit në Torino, ku de Jong pritet të jetë sërish vendimtar në paraqitjen e 33-herë kampionëve të Holandës. Mesfushori nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Barcelonës, që arriti një marrëveshje për të paguar 75 milionë euro për kartonin e tij.