“Për lojtarët tanë, mendoj se kjo nuk është diçka e re. Ndodhemi në një fazë të kompeticionit, kur presioni është mjaft i lartë dhe ne duhet ta menaxhojmë atë. Duhet të besojmë se mund të bëjmë mirë në të tilla situata. Çdo sezon i ri, është një histori e re. Futbollistët duhet ta kuptojnë se Real Madrid është një skuadër unike dhe se në këtë garë, ka gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë. A konsiderohet Real Madrid si favorit në këtë përballje? Po. Por, nuk ka rast më të mirë në futboll, sesa t’u vërtetosh njerëzve të kundërtën. Duhet të jemi të përqendruar për të marrë më të mirën e mundshme nga mbrëmja e sotme.
E them këtë, sepse këto janë mbrëmje që të japin mundësi të performosh dhe të tregosh personalitet. Kjo është një nga gjërat kryesore që vendoset në diskutim kur pëson një humbje, apo kur përjeton një sezon me ulje-ngritje. Thënë këtë, angazhimi në fushë duhet të jetë maksimal. Kur luan në këto nivele, gjithçka lidhet me presionin. Nëse nuk arrin ta menaxhosh, atëherë nuk mund të konsiderohesh një klub, apo një lojtar i madh.
Puna ime është që t’i motivoj lojtarët që të stërviten në një nivel më të lartë dhe të kenë një tjetër mentalitet, si në aspektin individual, por gjithashtu edhe grup. Pasatj, pjesa tjetër, i mbetet fushës. Chelsea ka afruar shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe ne duhet t’u japim atyre mundësinë për t’u rritur dhe për t’u kthyer në lider. Enzo është një prej tyre, ndoënse ai është vetëm 22 vjeç. Dëmtimet? Thiago Silva, Mason Mount dhe N’Golo Kante janë të gjithë gati. Ata janë mirë dhe janë me ne.