Plot 73% e francezëve nuk duan ta shohin sulmuesin Karim Benzema në kombëtare. Shifra befasuese del në dritë nga një sondazh i kryer nga L’Equipe, që ka pyetur një numër shumë të madh tifozët, për të pasur një saktësi sa më të madhe.
28vjeçari ka luajtur për herë të fundit me Francën në tetor të vitit të shkuar dhe ka luajtur 81 ndeshje me “Gjelat”, por trajneri Didier Deschamp është nën presion të madh dhe vështirë se e grumbullon në Europian. Coman dhe Payet janë një garanci e madhe për të.