Francezët priten si heronj, Macron: Unike ajo që bëtë!

Sport

france team

Parisi është veshur nga festa. Mijëra njerëz kanë pushtuar sheshet kryesore të kryeyqtetit francez, për të festuar kthimin e kombëtares në atdhe me Kupën e Botës. Rreth 500 mijë francezë mbushën Champs-Elysee dhe sheshin para Harkut të Triumfit gjatë pasdites të së hënës, ku pritën heronjtë e tyre, të cilët rikthyen në Francë Kupën e Botës, pasi mundën Kroacinë 4-2 në finalen e Botërorit. Teksa në qiell nuk munguar ngjyrat blu-bardhë e kuq. Një festë e madhe ka qenë e tërë fundjava në Francë, që vazhdoi edhe të hënën, me ardhjen e futbollistëve francezë, që në fakt zbarkuan me një orë vonesë në aeroportin ‘Charl de Gol’. Gjithsesi arritën të jenë të pranishëm në qendrën e kryeqytetit, aty ku sfiluan me një autobus të zbuluar. Teksa Champs-Elysees ishte i mbushur nga një lum njerëzish në ekstazë, me flamuj, tymues, këngë, kërcime, apo edhe lot gëzimi.

team world cup
Gjithashtu, presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, pritën kombëtaren franceze në Pallatin Elize. Para hyrjes, të gjithë së bashku kanë kënduar himnin francez, pastaj Macron ka mbajtur një fjalimi: “Iu faleminderit, mos ndryshoni asnjëherë por qendroni kështu të bashkuar! Nuk do ta harrojmë kurrë atë që keni bërë. Jemi krenarë për ju”, ishte fjalimi i mbajtur para skuadrës së Deschamps, në një pritje ku ishin të pranishëm më shumë se 1200 vetë. Ndërsa dita është mbyllur me një banket privat në hotel Crillon, ku kanë marrë pjesë miqtë dhe familjet e kampionëve të rinj të botës.Për më tepër, futbollistët do të marrin edhe titullin “Legjion i Nderit”, ndonëse kjo ceremoni do të zhvillohet pas disa muajve. Edhe skuadra që fitoi Botërorin 1998, e drejtuar nga Didier Deschamps, mori të njëjtin vlerësim.