Francë, Thiago Silva thotë se s’do ta ripërtërijë kontratën me PSG-ën

Sport

thiago silva
Thiago Silva nuk mendon më ta zgjasë kontratën e tij me PSG-ën. Braziliani 33-vjecar është shprehur se pasi ta përmbyllë kontratën që ka me klubin francez do të largohet gjetkë, kjo pasi nuk i përtyp dot më kritikat e vazhdueshme që i bëhen në Paris. Silva është i lidhur me PSG-ën deri në vitin 2020-të. Ai u transferua nga Milani 6 vite më parë për shifrat e 42 milionë eurove. Gjatë kësaj periudhe braziliani e ka ndihmuar klubin të fitojë plot 18 trofe. Sidoqoftë kritikat për mungesë lidershipi nga ana e tij në drejtim të grupit, nuk kalohen më qetë prej tij.

thiago

“Eshtë e pamundur tashmë t’i dëgjoj kritikat e vazhdueshme. Nuk ia lejojë asnjë gazetari, apo dhe gazete që të më thotë mua se cfarë të bëj. Unë jam ky që jam dhe duke qenë i tillë kam mundur të jem në të tilla nivele” – ka thënë 33-vjecari, i cili ka shtuar se edhe me dy vite kontratë që ka te Parisi kurrësesi nuk do ta ndryshojë vendimin që ka marrë. “Pas kësaj do shkoj diku tjetër” – ishte komenti në këtë pikë prej një nga lojtarët kryesor të PSG-ës. Silva aktualisht po mendon edhe për botërorin. Si kapiten edhe i kombëtares ai shihet si figura qëndrore e ekipit që do të shkojë në Rusi.