Francë, PSG angazhon zyrtarisht trajnerin Thomas Tuchel

Sport

tuchel
Pas përvojave italiane, franceze dhe spanjolle, tashmë PSG do të drejtohet nga një gjerman. Thomas Tuchel do jetë trajneri i ardhshëm i kampionëve të Francës. 44-vjecari u zyrtarizua në fillim të javës duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve që përmendnin shumë emra për atë që do të ishte pasardhësi i Unai Emery-së. Ish-trajneri i Dortmundit nënshkroi një kontratë dy-vjecare pasi mori bekimin e pronarit, Sheikut Al-Thani dhe Presidentit Al-Khelaifi. Sipas raportimeve të Suddeutsche Zeitung në Gjermani, dyshja kryesore e PSG-ës i kanë garantuar Tuchelit se Neymar nuk do të lëvizë nga skuadra.

tuchel12

Tuchel me Dortmundin shijoi një përvojë pozitive në sezonin 2016-17 duke fituar Kupën e Gjermanisë. Por më pas vuajti problemet me drejtuesit dhe me faktin se shumë lojtarë vendosën të largoheshin nga verdhezinjtë. Pas një viti pushim ai tashmë është gati t’i rikthehet niveleve të larta të futbollit me një nga projektet më të vështira në karrierë. PSG mbetet me objektivin për të fituar Champions League-ën. Në Francë ata kanë fituar plot 19 trofe duke dominuar totalisht që prej vitit 2011-të, por Evropa duket tabu për këtë klub. Pas Ancelottit, Blanc-ut dhe Emery-së, radhën për ta provuar tashmë e ka gjermani Tuchel.