Francë, Mbappe rrëfen mesazhin e Neymarit dhe marrëdhëniet te PSG

Sport

mbpaeneymar

Neymar kërkoi Mbappen te PSG dhe të dy komunikuan gjatë verës me njëri-tjetrin, këtë gjë e ka rrëfyer vetë 18-vjecari në një intervistë eskluzive të dhënë së fundmi për France Football. Sulmuesi që ka mahnitur botën e futbollit me vetëm 2 sezone si profesionist, u huazua këtë verë nga Monaco te PSG, sipas një marrëveshje që parashikon transferimin permanent të tij sezonin e ardhshëm. Shumë u përfol për oferta të majme nga Reali i Madridit, por në fund Mbappe vendosi të lëvizë në Paris. Talenti i rritur në zonat periferike të kryeqytetit francez, ka treguar se angazhimi i Neymarit ndikoi shumë në zgjedhjen e tij. “Përpara se të vija te PSG, gjatë verës, ai më dërgoi një SMS ku më pyeste nëse do shkoja dhe unë apo jo, por të them të vërtetën fakti që ai do ishte atje, ishte diçka që më shtyu së tepërmi, pasi prej tij mund të mësoja shumë” – citohet të ketë thënë Mbappe për France Football. 18-vjecari ka treguar se braziliani i qëndron afër, ndërsa në asnjë moment nuk ka ndjerë vështirësi në ambientim. Grupi i PSG duket gjithmonë gazmor me të, Kurzawa dhe Neymar, i kanë vënë Mbappes nofkën Donatello, jo si emri i skulptorit të rilindjes italiane, por si Donatello i “Ninja Tourtles”, ai e kalon me plot të qeshura cdo situatë të tyre, ndërsa në fushë është gjithmonë gati, për këtë falsin 11 gola dhe 9 asistet e realizuar në 22 ndeshje.