Mario Balotelli do të vazhdojë të jetë pjesë e Nice, të paktën edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi italian ishte spekuluar së fundmi për një kalim tek rivalët e kuqezinjve në Ligue 1, Marseille, që kishte shfaqur interesim konkret për lojtarin. Madje Balotelli as nuk ishte shfaqur në stërvitjet përgatitore para sezonale, duke pritur avancimin e tratativave. Megjithatë, duket se pas një takimi me drejtuesit e Nice, 28-vjeçari vendosi të qëndrojë të paktën edhe një vit tjetër tek “shqiponjat” e Francës.
Kështu, italiani bën një hap pas, dhe pranon të marrë sërish peshën e sulmit të Nice. Ai nuk është aktivizuar në takimet e para të kësaj skuadre në Ligue 1, për shkak se vuan një dënim të mbartur që nga sezoni i kaluar, për arsye disiplinore. Por largimi i “SuperMarios” mbetet një opsion i mundshëm, ndonëse Nice nuk ka dëshirë ta shesë drejt skuadrave rivale në kampionatin francez, ndaj shpreson në oferta më të mira nga jashtë. Balotelli u bë pjesë e Nice në verën e vitit 2016, ku u largua si lojtar i lirë nga Liverpool. Që pas zbarkimit të tij në Francë, 28-vjeçari numëron 43 gola të shënuar dhe 3 asiste