Gjyqtari i ndeshjeve të Ligue1 Tony Chapron rrezikon të marrë ndëshkim disiplinor kjo pasi në sfidën e javës së 20-të, Nantes-PSG qëlloi me shkelm mbrojtësin Diego Carlos e më pas e largoi nga fusha duke e ndëshkuar me karton të kuq. Gjithcka ndodhi në minutat shtesë, ku kamerat tregojnë se ajo çka si fillim ishte thjesht një rrëzim aksidental i 45-vjeçarit, u kthye në një hakërrim të këtij të fundit ndaj brazilianit. Ndeshja ishte e hapur pasi rezultati ishte vetëm 1-0. Goli i Di Marias në fillim të takimit u mbajt vazhdimisht në diskutim. Pas momentit të fundit të arbitrit Chapron, Presidenti i klubit vendas, Waldemar Kita e ka konsideruar 45-vjecarin si qesharak me vendimet e tij dhe tejet ndikues te rezultati. Kita tha se e gjithë Evropa po qesh me veprimet e Chapron. “Ai u përplas me lojtarin, pasta je gjuajti dhe në fund i dha dhe karton, është turp” – theksoi Presidenti i Nantes. Gjatë ndeshjes të ashtuquajturit kanerinat, panë edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë-loje, kur në fakt ai që qëlloi topin ishte Sala dhe ishte në pozicion të rregullt. Chapron është gjyqtar ndërkombëtar, ai ka arbitruar në mbi 400 ndeshje, takime edhe të përfaqësueseve, Champions-League-ës apo dhe Europa-League-ës, ndërsa tanimë pas këtij rasti gjërat mund të mos i ecin për mirë.