“France Football”: Ja pse duhet t’i trembemi Shqipërisë

Sport

Shqipëria do të luajë të shtunën në orën 20:45, në Stade De France, atë që konsiderohet si ndeshja më e vështirë e eliminatoreve të “Europianit 2020”. Konsiderohet gati e pakalueshme për shqiptarë, mirë as francezët nuk e konsiderojnë si një sfidë edhe aq të lehtë. Dhe kjo jo vetëm për faktin se në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset europiane do të mungojnë kampionë bote si Mbape apo Pogba.
Shqetësimin e francezëve e ka konfirmon edhe e përjavëshmja prestigjoze, “France Football”, që ka evidentuar tre arsye përse Franca duhet t’i trembet Shqipërisë:

1- Në radhë të parë renditet fakti që në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga Shqiponjat dhe kjo fitore pati shumë rëndësi… megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë

2–Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se Mërgim Mavraj, ai që pati shënuar golin e barazimit të vitit 2014 mes dy skuadrave, në ndeshjen e luajtur në Rennes, është gjithmonë aty. Pra, një tjetër surprizë mund të ndodhë…

3- Ndërsa së treti, francezët kanë veçuar faktin që trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës, Fabio Capello. Prandaj francezët do ta kenë vërtet punën “pisk”, nëse ai i do t’i ketë dhënë disa këshilla teknikut të Shqipërisë.

“France Football” ka dashur të bëjë këto paralajmërinë për Kombëtaren e drejtuar nga Deshamp, edhe duke u nisur nga fakti që në një nga ndeshjet e tyre të fundit eleminatore, atë të zhvilluar në Paris kundër Turqisë, Grizman me shokë nënvleftësuan jo pak. Dhe si përfundim humbën dy pikë të vyera në rrugën drejt Euro 2020. Prandaj, nëse dicka e tillë ndodh përsëri, nuk është çudi që të lënë ndonjë pikë edhe me Shqipërinë, që në letër është më e dobët.
Kush është “bilbili” që do të gjykojë Shqipërinë?
Përballjen e shumëpritur të Kombëtares së Shqipërisë me kampionët e botës, Francën, UEFA ia ka besuar gjyqtarit spanjoll Hezus Gil Manzano, i cili do të ndihmohet nga anësorët Diego Barbero dhe Angel Nevado Rodriguez. Kurse i katërt do të jetë Jose Maria Sanchez. Po cili është spanjolli 35-vjeçar, i cili do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje?


Ai u gradua gjyqtar i FIFA-s që prej vitit 2014. Megjithëse debutimin e tij në ligën e parë të Spanjës e bëri në 2012-n. Takimi i fundit ku ai ka vërshëllyer ishte ai së dielës së 1 shtatorit midis Villarealit dhe Realit për kampionatin spanjoll. Aty ku nxori edhe Gareth Bale me karton të kuq.
Manzano në fakt njihet si një arbitër, që nuk i kursen kartonat e verdhë. Mjafton të përmendësh faktin që në tre ndeshjet e fundit, ai ka nxjerrë 15 kartona të verdhë dhe dy të kuq. Për këtë arsye, futbollistët shqiptarë duhet të bëjnë vërtet shumë kujdes. Për më tepër, Manzano është gjyqtar jo pak i njohur në La Liga, ku në disa raste ka gjykuar ndeshje të mëdha si El Clasico. Në fakt, për të ka pasur disa herë polemika nga ana e Barcelonës, teksa lojtarët e skaudrës katalanase janë ankuar publikisht ndaj tij, si një arbitër që mbron interesat e madrilenëve. Në fakt, jo pak herë, ndeshjet në të cilat i ka gjykuar Gil Manzano, katalanasit i kanë mbyllur në inferioritet numerik. Ka ndodhur kështu në pesë herë nga 19 sfida. Gjithsesi, nbetet për t’u parë gjykimi i tij në Francë-Shqipëri, ndeshje në të cilën për më tepër, Gil Manzano do të përballet sërish me futbollistë që janë protagonistë në La Ligab spanjolle, si Grizman i Barcelonës, Varane i Realit, apo Lemar i Atletico Madridit.