Franca mundi Kroacinë 4-2 në finalen e madhe të “Rusi 2018” në stadiumin “Luzhniki” në Moskë dhe fitoi titullin botëror për herë të dytë. E para që nga viti 1998. Ndeshja Francë- Kroaci ishte një ndeshje finale të çmendur, çfarë nuk ishte parë prej dekadash. Ndërkohë që prej vitit ’58, nuk kishte dhuruar kaq shumë gola. Me rastin e triumfit francez, “Kulla e Eiffelit” në Paris, një nga simbolet e kryeqytetit francez, ka shkëlqyer në ngjyrat e flamurit blu-bardhë-kuq, duke shënuar suksesin e madh të futbollit të kombëtares së Francës pas triumfit në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në Rusi.
100.000 njerëz francezë festuan titullin në Paris dhe praktikisht në çdo qytet në Francë ishin në këmbë pas suksesit të madh të ekipit të Didier Deschamps. Ndërkaq, në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit u dorëzuan edhe çmimet e lojtarëve më të mirë. Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, u shpall fitues i Topit të Artë të Botërorit 2018. Ai zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në kampionat, duke e udhëhequr ekipin kroat deri në finale. Prapa kroatit mbetën belgu Eden Hazard dhe francezi Antoine Griezman. Francezi 19-vjeçar Kylian Mbappe u shpall Lojtari më i Mirë i Ri i Kupës së Botës 2018, kurse golashënuesi më i mirë u shpall sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, i cili i ka shënuar 6 gola në këtë kampionat.