Franca arrin finalen e Botërorit, pas 12 vitesh mungesë!

Sport

umtiti
Pas 12-vjetësh mungesë në një finale, Franca është skuadra e parë finaliste e Botërorit “Rusi 2018”. “Gjelat” fituan 1-0 ndaj Belgjikës në një gjysmëfinale me emocione, që u zgjidh vetëm nga një gol i mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti. Goli i shënuar në minutën e 51-të ishte i vetmi i supersfidës që pati në fushë yje si Griezmann, Mbappe, Pogba, Hazard, Lukaku apo De Bruyne.