Fotot që po pushtojnë rrjetin, direkt nga dhomat e zhveshjes së Botërorit!

Sport

japoneze
Nëse ka një skuadër që lë shembullin e mirë në çdo kompeticion ndërkombëtar, ajo është Japonia. Edhe pse u eliminua mbrëmjen e së hënës nga Botërori pas humbjes 3-2 ndaj Belgjikës, ajo që të gjithë japonezët tregojnë me gjestin e tyre është jashtë çdo eliminimi. Sot, i gjithë ekipi i ka dhënë lamtumirën Moskës, por e dini se cila është gjëja më e bukur pas gjithë kësaj?

japoni

Kjo pamje nga dhoma e zhveshjes.Futbollistët japonezë dhe i gjithë stafi i tyre, edhe pse të trishtuar nga një fitore e Belgjikës vetëm në minutat e fundit, e lanë dhomën e zhveshjes të pastër, si një kuti shkrepëseje, para se të largoheshin. Siç e shihni, çdo gjë është e pastër dhe në vendin e vet, madje është pastruar aq mirë sa fotoja duket sikur është bërë para se të niste ndeshja.

japoni2

Dhe nuk mbaron me kaq. Stafi kishte lënë edhe një letër ku shkruhej “Faleminderit” në gjuhën ruse. Pas ndeshjes, pavarësisht rezultatit të skuadrës së tyre, ata pastruan shkallët e stadiumit – një gjest fare i pazakontë në stadiumet evropiane.

japoni3