Foster e konsideron De Gean ‘Messin e portierëve’

Sport

de gea port
David de Gea është një “Lionel Messi” i portës. Kështu mendon ish-portieri i Manchester United-it, Ben Foster. Shtatlarti 35-vjecar e ka krahasuar spanjollin e “Djajve të Kuq” me argjentinasin e Barcelonës. Sipas tij De Gea ka atë talent natyral sikurse Messi, por diferenca është se ata luajnë në role të ndryshme në fushë. Gjatë fundjavës, 27-vejcari kreu një performancë fantastike teksa United ia doli të fitonte me vështirësi 2-1 ndaj Watfordit. Pritjet ndaj Christian Kabasele dhe Troy Deeney-it në fund ishtin vendimatre. Për këtë Foster, dikur gardian i “Djajve të Kuq” të periudhës Alex Ferguson, ka thënë se De Gea është më i miri në botë.

360 portraits 2011 toronto film festival

“Ai është Messi i ne portierëve. Ka kohë që mbetet absolut. Disa nga ndërhyrjet që kryen janë në momentet e fundit të ndeshjes ku të duhet vëmendje e jashtëzakonshme” – tha Foster duke analizuar De Gean. Sipas anglezit 27-vjecari i bën ndërhyrjet e tij të duken gjëra të thjeshta njëjtë sikurse Lionel Messi bën të duken veprimet apo golat e tij në La Liga. “Ai është ende i ri dhe në maja, për të gjithë po kthehet në një pikë referimi dhe talenti i natyrshëm që ka po e kthen të klasit botëror” – ka shtuar më tej Foster. De Gea ishte një nga synimet e Realit prej vitesh. Por pas plot ofertash të refuzuara, madrilenët ia besuan portën Corutois-it. Ndërkohë cështja e tij kontraktuale me United-in mbetet pezull, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor 2019.