Edhe skuadra kampione e botës në Formula 1 ka prezantuar makinën që do të garojë për mbrojtjen e titullit përgjatë vitit 2018.
F1 W09 EQ Power+ quhet modeli i ri i skuadrës Mercedes, që do të perfaqësohet sërish me kampionin e botës Leëis Hamilton dhe finlandezin Valteri Bottas.
Prezantimi i makinës u bë në një mënyrë krejt të veçantë nga skuderitë e tjera, me një ceremoni te organizuar nga drejtuesit në Silverstone të Britanisë, ku nuk munguan intervistat ndaj dy pilotëve dhe shefit të skuadrës Toto Ëolf.
Sigurisht pyetjet më ngacmuese ishin në lidhje me sistemin “Halo”, që do të bëjë debutimin këtë sezon të Formula 1.
Toto Ëolf është shprehur se nuk është i impresionuar me këtë sistem dhe se kur po ndërtohej modeli i ri, nëse do të mundej do ta hiqte me anë të një sharre. Shefi i Mercedes ka shtuar se “halo” ka rritur shumë peshën e makinës, e për më tepër ka shtyrë jashtëzakonisht shumë forcën e gravitetit, gjë që mund të hapë jo pak probleme për pilotët gjatë garimit. Megjithatë, austriaku 46-vjeçar pranon se kjo bëhet për të mbrojtur jetën e pilotëve gjatë episodeve të ndryshme që mund të ndodhin gjatë garës.
Ndërsa kampioni i botës, Leëis Hamilton është shprehur mjaft i emocionuar për makinën e re, pasi në të dhënat e para, ka shfaqur potencial të jashtëzakonshem.
Nga ana tjetër, Valteri Bottas ndihej mjaft i lumtur, pasi ndryshe nga shumë raste të tjera, ky model është një punë e të gjithëve dhe se i gjithë stafi i Mercedes së bashku me pilotët dhe drejtuesit, kanë punuar për krijimin e një makine që do të dhurojë spektaktël përgjatë 2018-s.