Kur duhen ende 5 gara dhe dy evente Sprint deri në fund të sezonit, numri i pilotëve kandidatë për titull reduktohet në 4. McLaren, Red Bull dhe Mercedes do të bëjnë gjithçka për të fituar titulllin e mbetur, pasi ai i konstruktorëve është përcaktuar tashmë. Oscar Piastri me 346 pikë, shoku i skuadrës, Lando Norris me 14 pikë më pak.
Kampioni në fuqi, Max Verstappen me 306 pikë dhe piloti i Mercedes, George Russell që ka 252 pikë, janë matematikisht në garë për titullin e pilotëve. Nga Holanda deri në SHBA, 4 herë kampioni në fuqi ka rekuperuar 104 pikë në një sezon ku askus mund e mendonte kthimin e tij. Sidomos pas largimit të Christian Horner.
Diçka e tillë e ndihmuar edhe nga vendimet e McLaren që dukshëm po mbështet Norris në favor të Piastrit. Ndërsa britaniku Russell po garon për dy objektiva, jo vetëm atë personal por edhe vendin e dytë të Mercedes në klasifikimin e konstruktorëve. Për momentin, gjermanët janë të dytët me 341 pikë.
Ndërsa ndiqet nga Ferrari dhe Red Bull me 7 dhe 10 pikë më pak, respektivisht. Në këtë situatë, nga Meksika deri në Abu Dhabi, çdo garë ka rëndësinë e saj, përfshi edhe eventet Sprint në Brazil dhe Katar.