Formacioni me lojtarët më të dobët të Botërorir, CR7 pjesë e rreshtimit

Sport

Me Botërorin tashmë të përfunduar, uebsajti i statistikave, Sofascore, ka publikuar formacionin më të dobët që u paraqit në Katar 2022.

Në rreshtimin 4-4-2, në portë ndodhet Edouard Mendy, i cili është vlerësuar me notën 6.3. Nga numri një i portës së Senegalit pritej një paraqitje më dinjitoze këtë Botëror, por që në fakt nuk ndodhi ashtu. Gabimet e tij në ndeshjen ndaj Hollandës, i kushtuan përfaqësueses afrikane të mposhtej me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të Grupit A.

Më tej, sa i përket repartit të mbrojtjes, dy krahët e prapavijës mbulohen nga Bartosz Bereszynski dhe Sergino Dest. Polaku, po ashtu edhe amerikani, janë cilësuar respektivisht me notën 6.42 dhe 6.50. Dyshja e qendrës përbëhet nga Abdou Diallo dhe nga Kamil Glik, me vlerësimin 6.47 dhe 6.63.

Sakaq, 4-shja e mesfushës përbëhet nga lojtari i Zvicrës, Ruben Vargas, me notën 6.53, australiani Jackson Irvine, me notën 6.50, koreano-jugori Hëang In-beom, me notën 6.53 dhe anstraliani tjetër Matheë Leckie, me notën 6.28.

Sa i përket dy lojtarëve të sulmit, një prej tyre edhe pse u shpall fitues i Kupës së Botës, sërish është klasifikuar ndër më të dobëtit e finaleve të Katarit. Fjala është për Lautaro Martinez, i cili nuk ka shkuar më tepër sesa vota 6.35.

Lojtari tjetër i sulmit është Cristiano Ronaldo. Portugezi arriti të shënonte vetëm një gol, atë ndaj Ganës në fazën e grupeve, por më pas nuk mundi të linte të tjera gjurmë. Madje, në takimet me eliminim, CR7 u ul në stol nga trajneri Fernando Santos. Si përfundim, 5 herë fituesi i Topit të Artë është cilësuar me notën 6.46-të.