Pavarësisht atyre që ndodhën në ndeshjen e parë, na duhet të ruajmë qetësinë dhe përqëndrimin. Këtu do të kemi një takim krejt ndryshe. Nuk duhet të mendojmë për rezultatin që kemi në avantazh, por të përpiqemi të marrim më të mirën e mundshme edhe në këtë ndeshje. Duhet të luajmë si të ishte një finale. Të gjithë e dinë faktin se me tifozët e tyre në krah, ata kanë një armë më shumë, por nuk duhet lejojmë që të na vënë nën presion. Liverpooli ka lojtarë shumë të shpejtë dhe mund të na vendosin në situata vërtet të sikletshme. Kështu që duhet të neutralizojmë pikat e tyre më të forta dhe të kemi besim se mund ta vendosim lojën nën kontrollin tonë. Nuk mendoj se është sekret fakti që ata do të sulmojnë që në fillim. Nuk ka dyshime për këtë. Jemi ne ata që duhet të tregojmë nëse do të bëjmë zgjedhjet e duhura për t’ju kundërpërgjigjur aksioneve të tyre. Salah dhe Firmino janë mungesa të mëdha që do t’i vuante çdo trajner, por besoj se ata do e kenë gjetur një zgjidhje edhe për këtë gjë.