Për ne do të thotë shumë nëse arrijmë finalen. Ende asgjë nuk ka mbaruar, pasi përballemi me një kundërshtar shumë të fortë. E njoh shumë mirë entuziasmin që ka ‘Anfield’ dhe për këtë arsye mendoj se tani vjen pjesa më e vështirë për ne. Salah dhe Firmino janë dy mungesa të rëndësishme për ta, por kjo nuk ndryshon mënyrën e tyre të lojës. Ata kanë lojtarë të tjerë që mund të bëjnë diferencën, prandaj na duhet të bëjmë kujdes dhe të tregojmë respekt për ta. Për mua do të jetë një rikthim i veçantë në atë stadium. Tani vesh një fanellë tjetër, por nuk mund të harroj momentet e mrekullueshme që kam kaluar tek Liverpooli. Ata do të kenë me plot gojë një lojtar të 12, tifozët. Nuk mund të bëjmë të njëjtat gabime si në të shkuarën dhe të lejojmë të ndëshkohemi.