Në Barcelonë nuk i shfrytëzuam si duhet rastet tona, por shpresoj që këtë herë, me publikun pranë, t’i bëjmë gjërat më mirë. Do të ishim në pozita shumë më të mira nëse në ndeshjen e parë do të kishim finalizuar ndonjë prej aksioneve. Tani kemi një sfidë shumë të vështirë përpara, një rezultat aspak të favorshëm, por ne na pëlqejnë kur sprovohemi në të tilla situata. Do të zbresim në fushë për të dhënë më mirën. Do të respektojmë lojtarët kundërshtarë, por nuk do të kemi frikë të përballemi me ta. Ne nuk jemi dorëzuar. Do përpiqemi të mbajmë topin sa më shumë nën kontroll, diçka që e bëmë edhe në ndeshjen e parë. Por kësaj radhe sigurisht që na duhet të jemi më të saktë përpara portës.